
Shyqri Nimani - Shqiptarët dhe Serbët - E vërteta kundër të pavërtetës
Reliable shipping
Flexible returns
Monografia hapet me sintagmën e urtë të Mahatma Gandhit ‘Nuk ka Zot më të lartë se e Vërteta’, dhe mbyllet me vargun e autorit të thurur në stilin e haikut të famshëm japonez –
Përse Vallen e Djallit!
A nuk Mund të Luajnë Njerëzit
– Vallen e Dashurisë?
Ky vëllim monografik, në shqip dhe anglisht, që ka gjithsej 23 kapituj, shqyrton çështje të rëndësishme ndërmjet popullit shqiptar dhe atij serb gjatë shekujve. Pikërisht me qëllimin thelbësor për ballafaqimin e të vërtetave me falsifikimet e zakonshme të historianëve serbë, që janë ndikuar rregullisht nga qeveritarët e tyre dhe nga kisha ortodokse serbe.
Kapitulli i dytë mban titullin ‘Trojet shqiptare – margaritarë të Ballkanit’, ku shfletohet trashëgimia historike dhe kulturore e trojeve shqiptare si një tërësi komplekse. Kapitujt në vazhdim zgjojnë interesim të jashtëzakonshëm, sepse sjellin dëshmi relevante mbi atë se:
Cila është e vërteta për pjesëmarrësit në Betejën e Kosovës (1389)?;
Si u bë lahutari shqiptar – guslar sllav me emrin Avdo Medjedović?;
Përse u vendos përkrenareja e Skënderbeut në kokën e gjyshit të tij, Palit?
Vallë, a do të kujdesen shqiptarët për trashëgiminë e tyre në vendet fqinjë?, është një kapitull me interest të veçantë.
Autori na ofron kumte për ekzistencën e mjaft kishave të rëndësishme dhe artefakteve të çmueshme që gjenden në vendet fqinje e që historikisht i takonin trojeve etnike shqiptare.
————————————————————
The monograph opens with Mahatma Gandhi's wise adage, "There is no God higher than Truth," and concludes with a verse composed by the author in the style of the famous Japanese haiku:
Why the Devil’s Dance!
Couldn’t People instead perform
The Dance of Love?
This bilingual monographic volume, in Albanian and English, consisting of 23 chapters, examines important issues between the Albanian and Serbian peoples over the centuries. Its primary aim is to confront truths with the common falsifications of Serbian historians, who have regularly been influenced by their governments and the Serbian Orthodox Church.
The second chapter, titled “The Albanian Lands – Pearls of the Balkans,” delves into the historical and cultural heritage of Albanian territories as a complex whole. The subsequent chapters spark extraordinary interest, as they bring forth relevant evidence on questions such as:
- What is the truth about the participants in the Battle of Kosovo (1389)?
- How did the Albanian lute player (lahutar) become the Slavic guslar named Avdo Medjedović?
- Why was Skanderbeg's helmet placed on the head of his grandfather, Pal?
- A particularly intriguing chapter, “Will Albanians Take Care of Their Heritage in Neighboring Countries?” offers insights into the existence of many significant churches and valuable artifacts located in neighboring countries, which historically belong to Albanian ethnic territories.
SHQIPTARËT DHE SERBËT - E vërteta kundër të pavërtetës - Shyqri Nimani